Ndërlidhjet

Gjuriq vlerëson suksesin e Listës Serbe në zgjedhjet në Kosovë


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Lista Serbe është fituese absolute e zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe se kjo është një bazë e mirë për të përmirësuar jetën e serbëve atje.

"Kemi arritur të bëhemi bashkë, të krijojmë parakushte politike për një rol të duhur, ligjor dhe aktiv për interesat e serbëve në Kosovë", tha Gjuriq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Ai tha se koha për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë po kalon dhe se serbët e kanë lëshuar tashmë kronometrin.

"Prishtina na i ka borxh mbi 1,670 ditë, ndërsa ne jemi gjithmonë të gatshëm për bisedime", tha Gjuriq.

Lista Serbe ka marrë numrin më të madh të komunave në zgjedhjet lokale në Kosovë - balotazhi i të cilave është mbajtur të dielën.

Edhe përfaqësuesit e Listës kanë thënë se ky fakt i ka krijuar këtij subjekti politik fuqi, të cilën nuk do ta keqpërdorë në raport me subjektet tjera, qoftë serbe, qoftë shqiptare, por do ta shfrytëzojë për të përmirësuar jetesën e komunitetit serb.

Njohësit serbë të zhvillimeve politike kanë vlerësuarse ky rezultat i Listës Serbe është produkt i një fushate jodemokratike dhe se nuk do të ishte arritur pa mbështetjen e Beogradit zyrtar.

XS
SM
MD
LG