Ndërlidhjet

Putin bën thirrje për zgjidhje politike të konfliktit në Siri


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai Sirisë, Bashar al-Assad.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai Sirisë, Bashar al-Assad.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, bëri thirrje për zgjidhje politike të konfliktit në Siri, gjatë një vizite të rrallë dhe të paparalajmëruar të presidentit sirian, Bashar al-Assad, në qytetin rus, Soçi.

Putin theksoi nevojën e arritjes së një zgjidhjeje për konfliktin e thellë civil në Siri, tha Kremlini.

Takimi u zhvilllua dy vjet pasi Rusia ka nisur një fushatë të sulmeve ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të Assadit.

Putin dhe Assad për herë të fundit janë takuar në vitin 2015, menjëherë pas ndërhyrjes ruse.

Të hënën, Putin ka thënë se synon të bisedojë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe emirin e Katarit për zgjidhjen e konfliktit në Siri.

Të mërkurën, ai do të takojë udhëheqësit e Iranit dhe të Turqisë.

XS
SM
MD
LG