Ndërlidhjet

Presidenti gjerman përpiqet të zgjidhë krizën politike


Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të takojë sot udhëheqësit e Partisë Demokratët e Lirë dhe asaj të Gjelbër, në përpjekje për t'i dhënë fund krizës politike, të shkaktuar nga dështimi i negociatave për koalicionin qeverisës.

Steinmeier do të përcaktojë nëse ka ndonjë shans për ripërtëritjen e negociatave për formimin e koalicionit trepalësh, nën udhëheqjen e kancelares Angela Merkel, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Të dielën në mbrëmje, liberalët e Partisë Demokratët e Lirë janë tërhequr nga bisedimet me bllokun demokristian të Merkelit dhe Partinë e Gjelbër.

Merkel ka thënë më pas se preferon zgjedhje të reja.

Ajo ka thënë se është “shumë skeptike” për një qeveri të pakicës dhe ka shtuar se “zgjedhjet e reja do të ishin rruga më e mirë”.

Steinmeier, deri më tash, ka refuzuar të thërrasë zgjedhje të reja.

XS
SM
MD
LG