Ndërlidhjet

Zaev: Dialogu Beograd-Prishtinë i rëndësishëm për Serbinë dhe rajonin


Ana Bërnabiq dhe Zoran Zaev gjatë takimit të sotëm në Beograd

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se qeveria e tij e respekton dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, dhe se është në interes të Serbisë që të gjendet zgjidhje.

Mëtutje, në konferencën e sotme për gazetarë në Beograd, së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, zoti Zaev ka shprehur besim se së shpejti do të gjendet zgjidhje, pasi kjo është e rëndësishme për Serbinë dhe perspektivën e saj evropiane, por edhe për perspektivën evropane të gjithë rajonit.

Kryeministrja Bërnabiq theksoi se me kryeministrin e Maqedonisë ka folur edhe për Kosovën dhe për synimet e saj për anëtarësim në UNESCO dhe se do të ishte joserioze nëse nuk do të diskutohej për këtë çështje, raporton agjencia Beta.

“Askush nuk i fshehë problemet nën qilim, por është me rëndësi se kemi dialog dhe se komunikohet për lëvizjet reciproke para se ato të ndodhin zyrtarisht”, tha Bërnabiq, duke shtuar se edhe në të ardhmen do të ketë tensione në rajon lidhur me disa çështje të hapura, por është e rëndësishme që problemet të zgjidhen nëpërmjet dialogut.

XS
SM
MD
LG