Ndërlidhjet

Ukraina e dëboi diplomatin e Bjellorusisë për shkak të spiunimit


Pamje e një pjese të Kievit në Ukrainë
Pamje e një pjese të Kievit në Ukrainë

Ukraina e ka dëbuar një diplomat të Bjellorusisë për shkak të një skandali të spiunimit ndërmjet dy vendeve fqinje.

Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Ukrainës, Maryana Betsa, tha sot se diplomati i Bjellorusisë ishte shpallur person i padëshiruar dhe ishte përzënë nga Ukraina, në përgjigje të vendimit të qeverisë së Bjellorusisë para një dite, për ta dëbuar diplomatin, Ihor Skvortsov, nga Ambasada e Ukrainës në Minsk të Bjellorusisë.

Emri i diplomatit të përzënë të Bjellorusisë nuk është zbuluar.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Bjellorusisë, Andrey Shuplyak, ka refuzuar ta komentojë deklaratën e zëdhënëses ukrainase.

Sipas Bjellorusisë, Skvortsor i kishte koordinuar “aktivitetet e spiunimit” të gazetarit ukrainas, Pavlo Sharoyko, të cilin autoritetet e Bjellorusisë e akuzojnë se është agjent i inteligjencës ushtarake. Këtë akuzë Ukraina e ka hedhur poshtë.

XS
SM
MD
LG