Ndërlidhjet

SHBA trefishon sulmet ajrore në Afganistan


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Forcat ajrore amerikane do të hedhin bomba në Afganistan, gjatë vitit 2017, tri herë më shumë se vitin e kalur.

Sipas statistikave, SHBA ka hedhur më shumë se 3000 bomba deri në fund të tetorit.

Në vitin 2016, të gjitha sulmet ajrore kishin në shënjestër militantët e Shtetit Islamik, dhe talibanët.

Trefishimi i sulmeve ajërore, pason njoftimin e presidentit amerikan, Donald Trump, ku kishte prezantuar strategjinë e re në Afganistan.

Së bashku me sulmet, po rritet edhe numri i viktimave në vend, sipas Kombeve të Bashkuara, numri i viktimave në nëntë muajt e parë të këtij viti është rritur për 52 përqind.

XS
SM
MD
LG