Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, nuk do të marrë pjesë në samitin e Partnershipit Lindor të Bashkimit Evropian në Bruksel, që do të mbahet më 24 nëntor.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Andrey Shuplyak, tha se delgacioni bjellorus në samit do të udhëhiqet nga ministri i Jashtëm, Uladzimer Makey.
Burime nga Bashkimi Evropian i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se për herë të parë blloku e ka ftuar Lukashenkan në samit “pa ndalesa”, sikuse udhëheqësit e vendeve tjera: Armenisë, Azerbajxhanit, Gjerogjisë, Moldavisë dhe Ukrainës.
Para samiteve të mëparshme, BE-ja e kishte paralajmëruar Lukashenkan, i cili ka udhëhequr vendin për 23 vjet se ai nuk ishte i mirëpritur, duke e quajtur atë “diktatorin e fundit të Evropës”.