Ndërlidhjet

HRW: Ligji “shkatërrues” i Rusisë për grupet e mjedisit


Ilustrim

Qindra grupe të mjedisit në Rusi kanë ndaluar së operuari prejse Rusia ka kërkuar regjistrimin e tyre si “agjentë të jashtëm”, thuhet në një raport nga grupet e të drejtave në SHBA.

Organizata Human Rights Watch ka akuzuar autoritetet Ruse, se po përdor ligjin për të “shuar disa nga grupet mjedisore më efektive, të ashpra dhe të përkushtuara.

“Efekti i ligjit ka qenë shkatërrues për grupet e mjedisit dhe për aktivistët dhe e dijmë se shumë aktivitete që mbronin ambientin e Rusisë, nuk do të mund të funksionojnë më”, i tha RFE/RL përmes telefonit, bashkëpunëtori i HRW për ambientin.

Ligji gjithashtu përfshinë grupet e angazhuara në aktivizmin mjedisor dhe përpjekjet për parandalimin e HIV-it, dhe ligjvënësit rusë kanë mbështetur një ligj që shënjestrib mediat e huaja që financohen nga jashtë të regjistrohen si "agjentë të huaj".

XS
SM
MD
LG