Ndërlidhjet

Trump dhe Putin bisedojnë për paqen në Siri dhe Ukrainë


Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka biseduar përmes telefonit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku mes tjerash ata kanë folur për nevojën e paqes në Siri dhe Ukrainë, njofton Shtëpia e Bardhë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump dhe Putin diskutuan po ashtu për ringjalljen e bisedimeve të Kombeve të Bashkuara “për të zgjidhur në mënyrë paqësore luftën civile në Siri, për t’i dhënë fund krizës humanitare, lejimin e kthimit të sirianëve të shpërngulur dhe sigurimin e stabilitetit të Sirisë së bashkuar, pa intervenime dhe “parajsat e sigurta” për terroristët.

Putin e ka informuar Trump për “pikat kryesore” të takimit me Assadin, ku “lideri sirian kishte konfirmuar përkushtimin e tij ndaj procesit politik dhe reforma kushtetuese dhe presidenciale”, ka njoftuar Kremlini.

Të dy liderët kanë “theksuar nevojën e luftimit të terrorizmit në gjithë Lindjen e Mesme dhe Azinë qendore”.

Ndër të tjera, Trump dhe Putin kanë biseduar për mënyrat e implementimit “të paqes së qëndrueshme në Ukrainë dhe nevojën për presion ndërkombëtar ndaj Koresë së Veriut”.

Telefonata mes liderëve botërorë vie një ditë pasi Putin ishte takuar me presidentin sirian, Bashar Assad në Sochi.

XS
SM
MD
LG