Ndërlidhjet

SHBA: Akuza kundër iranianit për sulme kibernetike


Ilustrim

Shtetet e Bashkuara, kanë akuzuar një iranian, për sulme kibernetike ndaj HBO, serive në një televizion amerikan, i cili kishte kërkuar 6 milion dollarë monedha dixhitale nga rrjeti televiziv.

Prokurorët amerikanë akuzojnë, Behzd Mesrin, për vjedhje të skriptës dhe përmbledhjeve të episodave të pashfaqura të “Game Of Thrones” dhe episoda tjera, po ashtu të pashfaqura të komedisë “Curb Your Enthusiasm”.

Prokusorët thanë se Mesri, ka kërcënuar për shkatërrimin e të dhënave të HBO apo publikimin e tyre, nëse ai nuk pranon 6 milion dollarë bitcoin.

Behzad, po përballet me shtatë akuza në Shtetet e Bashkuara, përfshirë vjedhje të identitetit dhe mashtrime me kompjuterë.

Prokurori federal i SHBA-së supozon se Mesri, ka publikuar disa nga të dhënat në Internet.

XS
SM
MD
LG