Ndërlidhjet

Gjeorgji: Gjatë operacionit kundërterrorist është vrarë një ushtar


Pamje e një pjese të Tbilisit

Sipas raporteve në mediat lokale, forcat e sigurisë në kryeqytetin Tbilisi në Gjeorgji, kanë ndërmarrë një operacion të sigurisë kundër personave të armatosur në një hapësirë të banuar në periferi të qytetit.

Ky incident ka filluar sot herët në mëngjes, kur forcat e sigurisë e lansuar një operacion kundërterrorist për arrestimin e personave të jashtëm, ka raportuar kanali shtetëror televiziv, First Channel.

Shërbimi i sigurisë shtetërore të Gjeorgjisë ka njoftuar se një ushtar ka vdekur në spital, pasi ishte plagosur gjatë këtij operacioni, i cili nga autoritetet u shpall i përfunduar aty kah ora 17:30, sipas kohës lokale.

Autoritetet thanë se është arrestuar së paku një militant i dyshuar në rajonin Isani të kryeqytetit Tbilisi. Nuk është dhënë asnjë informacion lidhur me fatin e militantëve të tjerë.

Zëdhënësja e Shërbimit të sigurisë publike të Gjeorgjisë, Nino Giorgobiani, tha se të dyshuarit ishin “shtetas të jashtëm” të dyshuar se kanë pasur lidhje me një “organizatë terroriste”

Por, mediat gjeorgjiane kanë raprtuar se personat e armatosur ishin të dyshuar për lidhje me grupin ekstremsit, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG