Ndërlidhjet

Rusi: Shefi i një banke u arrestua për përvetësim të miliona dollarëve


Ilustrim

Shefi i bankës Rosprombank në Rusi, Sergei Salogubov, është arrestuar i dyshuar për përvetësimin e afro 13 milionë dollarëve amerikanë.

Komiteti Hetues i Rusisë ka shpallur sot se gjykata ka urdhëruar arrestimin e Salogubovit, në pritje të procesit.

Banka Qendrore e Rusisë e ka tërhequr liçencën e Rosprombankës në shtator të vitit 2016.

Sipas prokurorëve, agjencia shtetërore e sigurimit të depozitave, kishte zbuluar se menaxherët e bankës kishin dështuar të paraqisnin dokumentacion për më tepër se 17 milionë dollarë amerikanë, sa e kishin vlerën kontratat e kredive dhe transakcionet e tjera.

XS
SM
MD
LG