Ndërlidhjet

Koalicioni saudit rihap portet për ndihma në Jemen


Jemen

Koalicioni ushtarak, i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili ka bllokuar portet e Jemenit, tha se do të rihapë sot aeroportin kryesor dhe një port në Detin e Kuq për trafik humanitar.

Aeroporti në kryeqytetin Sana do të rihapet për aeropplanët e Kombeve të Bashkuara, ndërsa porti Hodeida do të jetë në dispozicion për të pranuar ndihma urgjente humanitare, tha përmes një deklarate koalicioni.

Ai e ka vënë bllokadën dy ditë pasi rebelët Huthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, kanë hedhur një raketë në Riad, më 4 nëntor.

Kombet e Bashkuara e kanë mirëpritur heqjen e bllokadës, duke thënë se vazhdimi i saj do ta bënte popullsinë e Jemenit më të cenueshme nga kolera dhe uria.

Miliona njerëz në Jemen janë në rrezik të menjëhershëm nëse ndihma ushqimore dhe furnizimi me ujë të pastër ndërpriten, tha OKB-ja.

Lufta civile në Jemen ka nisur qysh në vitin 2015. Arabia Saudite ka ndërhyrë në mbështetje të forcave qeveritare, që luftojnë rebelët Huthi.

XS
SM
MD
LG