Ndërlidhjet

NATO dhe Azerbajxhani bisedojnë për konfliktin rreth Nagorno Karabakut


Bruksel, 23 nëntor 2017.
Bruksel, 23 nëntor 2017.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, diskutuan të enjten në Bruksel konfliktin mbi rajonin separatist të Azerbajxhanit, Nagorno Karabak.

Duke folur për gazetarët në selinë e NATO-s, Stoltenberg tha se konflikti është "çështje shqetësuese" për aleancën ushtarake perëndimore dhe i bëri thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë "të shmangin çdo përshkallëzim të ri të situatës".

Aliev, në anën tjetër, tha se situata përreth rajonit nuk është duke ndryshuar dhe akuzoi Armeninë për "mbajtje të status quo-së".

Separatistët e mbështetur nga Armenia kanë marrë konrollin e Nagorno Karabakut, të populluar me shumicë armene, gjatë një lufte në fillim të viteve 1990. Përpjekjet diplomatike për ta zgjidhur konfliktin kanë sjellë pak përparim.

Bisedimet midis Stoltenbergut dhe Aliyevit janë mbajtur një ditë pasi autoritetet de fakto ushtarake të Nagarno Karabakut kanë thënë se tre luftëtarë të tyre janë vrarë më 21 nëntor, në një shpërthim pranë vijës së kontaktit që ndan anët luftarake.

Stoltenberg tha se është i inkurajuar nga "dialogu i ripërtërirë" midis Aliyevit dhe presidentit armen, Serzh Sarkisian, të cilët kanë biseduar muajin e kaluar në Gjenevë.

XS
SM
MD
LG