Ndërlidhjet

Caktohet gjykimi për punonjësen humanitare britaniko-iraniane


Punonjësa humanitare, britaniko-iraniane, Nazanin Zaghari- Ratcliffe.
Punonjësa humanitare, britaniko-iraniane, Nazanin Zaghari- Ratcliffe.

E përditshmja britaneze, The Guardian, ka raportuar se autoritetet në Iran e kanë caktuar datën e gjykimit për britaniko-iranianen, Nazanin Zaghari- Ratcliffe, është cituar të ketë thënë bashkëshorti i saj.

Richard Ratcliffe tha për gazetën se gruaja e tij do të dalë para gjykate më 10 dhjetor nën akuza për përhapje të propagandës.

Zaghari- Ratcliffe, ishte arrestuar në Tehera, në prill të vitit 2016-të dhe tani po përballet me pesë vjet burgim.

Akuzat e reja kundër Zahgari- Ratcliffe bazohen në deklaratën e Sekretarit të Jashtëm britanez, Boris Johnson, i cili tha para parlamentit se ajo po “trajnonte gazetarët” në Iran.

Johnson më vonë kishte kërkuar falje duke thënë se ajo çka kishte thënë nuk është e vërtetë dhe se Zaghari-Ratcliffe po vizitonte familjen e saj në Iran.

XS
SM
MD
LG