Ndërlidhjet

Lirohet militanti pakistanez i kërkuar nga SHBA-ja


Kreu i organizatës, Jamaat-ud-Dawa,Hafiz Saeed.
Kreu i organizatës, Jamaat-ud-Dawa,Hafiz Saeed.

Autoritetet pakistaneze, kanë liruar një militant të kërkuar nga SHBA-ja, nën urdhërat e një gjykate, i cili dyshohet për krijimin e një grupi të lidhur me sulmin në Mumbai në vitin 2008, ku vdiqën 166 njerëz.

Hafiz Saeed, i cili ishte shpallur terrorist nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, sot është liruar.

Zëdhënësi i Saeedit, e ka konfirmuar lirimin e tij.

Lirimi i Saeedit nga arresti shtëpiak erdhi pasi një gjykatë më 22 nëntor refuzoi kërkesën e një gjykate provinciale për zgjatjen e ndalimit të tij për 60 ditë.

Ky zhvillim me gjasë do të zëmëroj zyrtarët amerikanë dhe ata indianë, të cilët e kanë akuzuar Saeedin se asistoi sulmin në Mumbai.

India ka akuzuar Pakistanin për organizimin e sulmit në bashkëpunim me Saeed, i cili është në krye të organizatës Jamaat-ud-Dawa, për të cilën zyrtarët amerikanë thonë se ka lidhje me gruin militant pakistanez, Lashkar-e-Taiba.

XS
SM
MD
LG