Ndërlidhjet

Irani lejon gratë të garojnë në peshëngritje


Foto nga arkivi

Irani tha se ka lejuar për herë të parë të gjitha gratë peshëngritëse të garojnë në nivel ndërkombëtar.

Ali Moradi, president i Federatës së peshëngritjes, tha se “kemi krijuar një komitet të grave peshëngritëse në federatë dhe kemi gra të talentuara atlete”.

“Ato kanë kapacitete sikurse burrat, dhe shpresoj se me veshjet e posaçme për gratë myslimane, ato do të mund të marrin pjesë në garën ndërkombëtare”, shtoi Moradi.

Irani ka kulturën më të fortë të peshëngritjes në botë dhe në këtë kategori burrat iranianë kanë fituar shtatë medalje të arta në Olimpiadë.

Attila Adamfi, drejtor i përgjithshëm në Federatën ndërkombëtare të peshëngritjes, tha se “ky është një lajm i mirë, dhe i rëndësishëm për Iranin, peshëngritja është në nivel të lartë për burrat, ndërsa për gratë ëshë në nivel zero”.

Gratë e kishin të ndaluar të merrnin pjesë në gara peshëngritëse deri në vitin 1983.

Ndërsa Federata ndërkombëtare pati ndryshuar rregullat, ndërsa prej vitit 1987 ato marrin pjesë në kampionatin botërorë të peshëngritjes.

XS
SM
MD
LG