Ndërlidhjet

Princi saudit e quan liderin suprem të Iranit “Hitleri i ri”


Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, e ka quajtur liderin suprem të Iranit “Hitleri i ri i Lindjes së Mesme”, derisa tensionet në mes të dyja vendeve po rriten.

Duke aluduar në fuqizimin rajonal të Iranit, Mohammed bin Salman, tha se është e rëndësishme të parandalojmë në Lindje të Mesme “atë që ndodhi në Evropë”.

Arabia Saudite dhe Irani janë rivalë dhe kanë shkëmbyer akuza që kanë ndikuar në rritjen e tensioneve në rajon.

Nuk ka pasur reagime të zyrtarëve iranianë rreth këtyre deklaratave të Princit.

Duke folur për gazetën New York Times, Mohammed bin Salman ka thënë se nuk duhet lejuar Iranin të shtrij ndikimin e tyre.

“Ne tashmë kemi mësuar nga Evropa se sjelljet e mira nuk bëjnë punë. Ne nuk e duam një Hitler të ri që ta përsërisë atë çka ka ndodhur në Evropë te ndodhë në Lindje të Mesme”, tha ai duke iu refereuar Ayatollah Ali Kahameneit.

Më herët gjatë muajit, Arabia Saudite ka akuzuar Iranin për hedhjen e një rakete që shënjestronte Riadin, nga relebët huthi në Jemen.

Irani i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për përfshirje në këtë sulm.

XS
SM
MD
LG