Ndërlidhjet

Ndryshon masa ndaj deputetëve Kurti, Kadaj- Bujupi, lirohet Haxhiu


Deputeti Albin Kurti gjatë arrestimit të premten.
Deputeti Albin Kurti gjatë arrestimit të premten.

Gjykata e Apelit, ka vendosur sot që tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje: Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu, të cilët ishin arrestuar të premten nga Policia e Kosovës dhe u ishte shqiptuar masa e paraburgimit, t’iu ndërpritet kjo masë.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

“Gjykata e Apelit pasi që ka shqyrtuar ankesat e tre të pandehurve, lidhur me caktimin e masës së paraburgimit, ka vendosur që ajo masë të ndërpritet dhe të zëvendësohet, dy të parëve: Albin Kurtit dhe Donika Kadaj Bujupit, masa e paraburgimin me masën e arrestit shtëpiak. Ndërkaq, Albulena Haxhiu është lënë e lirë, në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Jashari.

XS
SM
MD
LG