Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

U shënua Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës kundër femrave


Emmanuel Macron

Pothuajse në gjithë botën dje janë mbajtur tubime, fjalime dhe demonstrata, me rastin e 25 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës kundër femrave.

Raportohet se janë mbajtur tubime prej Brazilit e deri në Kosovë, ndërsa presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Paris se e lanson një nismë për ta luftuar dhunën “e tmerrshme dhe të turpshme” kundër grave.

“E gjithë shoqëria jonë është e sëmurë me seksizëm”, tha Macron, i cili e ka mbajtur një minutë heshtje për 123 femra që janë vrarë në Francë, nga partnerët ose ish-partnerët e tyre, në vitin 2016.

Presidenti Macron ka propozuar përcaktimin e moshës minimale prej 15 vjetësh për seks me dëshirë. Aktualisht nuk ka legjislacion që e rregullon këtë çështje.

XS
SM
MD
LG