Ndërlidhjet

Meta: Periudhë e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë


Presidenti Meta takon shqiptarët në Medvegjë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:38 0:00

Presidenti Meta takon shqiptarët në Medvegjë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi se vizita e tij në Medvegjë paraqet mesazh të qartë se Tirana është për bashkëpunim me Serbinë.

“Gjendemi në epokën e re të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë”, ka thënë Ilir Meta, në fillim të vizitës së tij të sotme në Medvegjë, para se të takohej me kryetarin e kësaj komune, Nebojsha Arsiq, dhe me këshilltarët shqiptarë dhe serbë.

Zoti Meta tha se “synimi jonë është që ta forcojmë rrugën kah Evropa”.

I pyetur nga gazetarët se për çfarë arsye presidenti i Shqipërisë vjen në vizitë private në komunën e Medvegjës, Ilir Meta tha se ky detaj nuk ka rëndësi të veçantë dhe se meqë për nesër është ftuar ta vizitoj Gjilanin, ka vendosur që sot të qëndrojë në Medvegjë, që ishte një dëshirë e tij e kahmotshme.

Ai e ka ftuar kryetarin e komunës së Medvegjës dhe bashkëpunëtorët e tij për ta vizituar Tiranën.

XS
SM
MD
LG