Ndërlidhjet

Lëvizja Vetëvendosje kremton fitoren në Prishtinë


Pamje nga festimet e Vetëvendosjes në Prishtinë
Pamje nga festimet e Vetëvendosjes në Prishtinë

Aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë festuar sot në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, për siç është thënë, fitoren e kandidatit të këtij subjekti politik, Shpend Ahmeti, për kryetar të komunës së Prishtinës.

Duke folur para tyre, Ahmeti është zotuar se do të punojë për të mirën e qytetit të Prishtinës.

“Prishtina është e të gjithë qytetarëve të Prishtinës. Unë do ta luaj rolin përbashkues që problemet e Prishtinës dhe interesin e saj ta kemi mbi të gjitha tjerat. Kërkoj që të bëhemi bashkë për të mirën e Prishtinës. Zotohemi se do të punojmë me të gjithë ata që ia duan të mirën Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.

Pas numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta, si dhe votat përmes postës, Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se kandidatët e saj kanë fituar garën për kryetar komunash në Prishtinë dhe Prizren.

XS
SM
MD
LG