Princi britanik Harry është fejuar me aktoren amerikane, Meghan Markle, dhe ata do të martohen gjatë pranverës së vitit të ardhshëm.
Shpallja e martesës është bërë sot nga babai i tij, Princi i Uelsit, Charles, që është pasardhës i fronit britanik.
Princi Harry, 33 vjeçar, është më i riu prej dy djemve të Princit Charles dhe bashkëshortes së tij të parë, Princesha e ndjerë, Diana.