Ndërlidhjet

Rusi: Një historian i Polonisë u dëbua pa shpjegim


Historiani Henryk Glebocki nga Polonia
Historiani Henryk Glebocki nga Polonia

Instituti për Përkujtimin Kombëtar i Polonisë (IPN) thotë se një historian polak është dëbuar nga Shërbimi i sigurisë federale të Rusisë pa shpjegim.

Sipas IPN-së, profesori polak, Henryk Glebocki, ishte arrestuar në Moskë para tri ditësh dhe ishte urdhëruar të largohej nga Rusia brenda 24 orëve, pasi ai kishte mbajtur ligjëratë në Shën Petersburg, për fushatën e spastrimit të madh të periudhës sovjetike 1937 – 1938.

IPN tha se Glebocki nuk ishte lejuar të kishte qasje në arkivat e Rusis, të cilat ai më parë i kishte përdorë me rastin e kërkimeve të tij për raportet polako-ruse gjatë shekujve 19 dhe 20.

Autoritetet e Rusisë nuk kanë bërë komente të menjëhershme lidhur me këtë dëbim.

Në muajin tetor të këtij viti, autoritetet e Polonisë e kanë dëbuar historianin rus, Dmitriy Karnaukhov, duke e akuzuar atë se kishte lidhje me inteligjencën e Rusisë dhe për “pjesëmarrje në luftën hibride kundër Polonisë”.

Ministria e jashtme e Rusisë në muajin tetor pat thënë se do të ndërmerrte masë reciproke.

XS
SM
MD
LG