Ndërlidhjet

Rusia hedh poshtë akuzat për sulme ndaj civilëve sirianë


Foto nga arkivi

Ministria e mbojtjes e Rusisë, ka hedhur poshtë akuzat se sulmet ajrore të Moskës kanë vrarë 34 civilë në fshatin sirian, Al- Shafah.

Ministria e ka quajtur raportin e observatorit për të drejta të njeriut “një gënjeshtër të radhës”, duke shtuar se shënjestrimet e ushtrisë ruse janë vetëm për “zonat që nuk janë të populluara dhe për grupin ndërkombëtar terrorist”.

“Aeroplanët e ushtrisë Ruse, nuk kanë sulmuar Al-Shafah në provincën Deir Ezzor”, thuhet në deklaratë.

Të dielën observatori britanik akuzoi Moskën për vrasjen e 34 civilëve, më mesin e tyre edhe 15 fëmijë, nga një sulm ajror në fshatin Al- Shafah në lindje të lumit Eufrat.

Rusia është aleate e ngushtë e presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe në shtator të vitit 2015 filloi intervenimin ushtarak në mbështetje të qeverisë.

Më shumë se 340 mijë njerëz janë vrarë në Siri prejse ka filluar konflikti në mars të vitit 2011 më një protestë kundër qeverisë.

XS
SM
MD
LG