Ndërlidhjet

Nivel i lartë i rrezikut nga vullkani në Indonezi


Foto nga mali Agung në Indonezi.
Foto nga mali Agung në Indonezi.

Afro 100 mijë njerëz janë evakuar nga mali Agung në Bali, pas frikës nga shpërthimi i mundshëm i vullkanit.

Autoritetet indoneziane kanë paralajmëruar rrezik të shkallës së lartë dhe kanë zgjëruar zonën që konsiderohet e rrezikshme përreth pjesës vullkanike.

Aeroporti i ishullit është mbyllur, duke lënë në pritje mijëra turistë.

Sipas autoriteteve, është parë gaz i zi dhe flakë deri në 3.400 metra.

Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë larg gurëve afër malit ku është ndezur vullkani

XS
SM
MD
LG