Ndërlidhjet

Thaçi takoi zëvendës-ndihmës sekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së, Cooper


 Hashim Thaci dhe Laura Cooper
Hashim Thaci dhe Laura Cooper

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot zëvendës-ndihmës sekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së në sektorin e sigurisë.

Zyra e presidentit Thaçi, përmes një njoftimi për medie, ka njoftuar se presidenti Thaçi i ka shprehur zonjës Cooper mirënjohjen që ka Kosova për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht për bashkëpunimin me FSK-në.

Thaçi takohet me zëvendës-ndihmës Sekretaren e Mbrojtes së SHBA-së
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:46 0:00

"Po punojmë, të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, që të plotësojmë të gjitha kriteret për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Sigurisë", ka thënë presidenti Thaçi, duke shprehur dëshirën që transformimi të bëhet me konsensus politik dhe nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, por që“ky proces nuk mund të zgjas pafundësisht”.

Në njoftimin për medie thuhet se zëvendës-ndihmës sekretarja, Laura Cooper, ka premtuar “vazhdimin epërkrahjes së Shteteve të Bashkuarapër Kosovën, në të gjitha fushat”.

XS
SM
MD
LG