Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Macron do të vizitojë vendet e Afrikës Perëndimore


Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vizitojë Afrikën Perëndimore, si përpjekje për të ringjallur ndikimin francez.

Në fjalimin e tij të parë në Afrikë, lideri 39-vjeçar pritet të përqëndrohet në marrëdhënie më pragmatike, të tilla si mbështetja e ndërmarrësve të rinj në vend të dhënies së ndihmave.

Qeveria e shtetit të Burkinas ka urdhëruar mbylljet e shkollave për të lehtësuar trafikun për shkak të masave të mëdha të sigurisë gjatë vizitës së Macron.

Sindikatat në Burkina Faso tashmë kanë bërë thirrje për protesta kundër vizitës së Macron përpara një samiti të Evropës dhe Afrikës në Bregun e Fildishtë më vonë gjatë javës.

Macron gjithashtu do të vizitojë Ganën pas samitit në Bregun e Fildishtë.

XS
SM
MD
LG