Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Policia arreston Kurtin dhe Kadaj-Bujupin


Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti, fotografi nga arkivi

Policia e Kosovës ka arrestuar dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia e Kosovës ka zbatuar një urdhëresë të lëshuar nga gjykata për arrestimin e Albin Kurtit dhe Donika Kadaj- Bujupit”, ka thënë Ahmeti.

Për dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti dhe Kadaj-Bujupi, ka qenë në fuqi masa e arrestit shtëpiak e shqiptuar nga Gjykata e Apelit. Të dy këta deputetë, kanë qenë të pranishëm të dielën në mbrëmje në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, në kremten e aktivistëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, siç kanë thënë ata, për fitoren e këtij subjekti politik në zgjedhjet për kryetar të komunës së Prishtinës.

XS
SM
MD
LG