Ndërlidhjet

Presidenti i Kenias bën betimin; opozita e bojkoton


Uhuru Kenyatta gjatë ceremonisë së betimit.

Uhuru Kenyatta u betua në postin e presidentit të Kenias, për mandatin e dytë.

Ceremonia u bojkotua nga opozita, ndërkohë që Kenyatta u zotua se do të punojë për të kapërcyer ndarjet.

Duke folur pas inaugurimit në kryeqytetin Nairobi, ai tha se do të përpiqet të përfshijë disa ide të opozitës në planet e tij.

Lideri i opozitës, Raila Odinga, ka thënë se planifikon të betohet vetë si president, muajin e ardhshëm.

Ai i ka bojkotuar zgjedhjet e përsëritura të muajit të kaluar dhe nuk e ka pranuar fitoren e Kenyattas.

Kenyatta u rizgjodh zyrtarisht me 98% të votave më 26 tetor, por pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ishte nën 39%.

Zgjedhjet fillestare më 8 gusht janë anuluar nga Gjykata Supreme për shkak të parregullsive.

XS
SM
MD
LG