Ndërlidhjet

Qeveria e Sirisë u bashkohet bisedimeve në Gjenevë


Steffan de Mistura
Steffan de Mistura

Qeveria e Sirisë ka konfirmuar se delegacioni i saj do të marrë pjesë në bisedimet e Gjenevës këtë javë, pasi kishte sugjeruar se ndoshta do tu shmangej këtyre konsultimeve, kanë njoftuar sot përfaqësues të Kombeve të Bashkuara.

I dërguari special i OKB-së për Siri, Staffan de Mistura, e ka marrë një mesazh ku thuhet se dekelacioni i qeverisë së Sirisë “planifikon të arrijë nesër”, ka thënë zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara, Alexandra Vellucci, në bisedë me gazetarët në Gjenevë.

“Së paku ne e dimë se ata po vijnë”, tha Vellucci derisa takimi ka vazhduar pa pjesëmarrjen e qeverisë së Sirisë.

De Mistura tha dje se Damasku ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në rundin e tetë të bisedimeve të sponzorizuara nga Kombet e Bashkuara, që synojnë përfundimin e luftës civile në Siri, e cila po zgjatë më tepër se gjashtë vjet.

XS
SM
MD
LG