Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Reuters: Kolegët kanë konfirmuar se Tikhonova është vajza e Putinit


Katerina Tikhonova dhe burri i saj Kirill Shamallov

Agjencia Reuters ka raportuar se kolegët e Katerina Tikhonova, nga Konfederata Botërore Rock’n’Roll (WRRC), kanë konfirmuar se ajo është vajza më e re e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Reuters e ka cituar zëvendëspresidentin për çështje juridike të WRRC-së, Manfred Mohab, duke thënë në një intervistë të pardjeshme, se ai e ka ditur këtë gjë duke punuar me Tikhonovën së bashku në presidencën e kësaj konfederate.

I pyetur se nëse e ka ditur se Tikhonova ishte vajza e Putinit, ai tha: “po, e njoh atë, po natyrisht”.I pyetur për të dytën herë ai është përgjigjur “po”.

Reuters thotë se Kremlini dhe Tikhonova nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.

Në janar të vitit 2015, RBC e Rusisë ishte kompania e parë mediale që ka shkruar për Tikohonvën, përkundër refuzimit të gjatë të Kremlinit për të konfirmuar detaje për familjen e presidentit rus.

Katerina Tikhonova, 31 vjeçare, raportohet se e përdorë mbiemrin e trashëguar nga gjyshja e saj.

Ajo ka shërbyer si nënpresidente për zgjerim dhe marketing e WRRC-së dhe është thënë se i ka udhëhequr projektet e financuara publike në Universitetin shtetëror të Moskës.

Raportohet, po ashtu, se ajo është e martuar për personin, Kirill Shamallov, që është djali i një shoku të Putinit për një kohë të gjatë.

XS
SM
MD
LG