Ndërlidhjet

I akuzuari për krime lufte "pi helm" në Gjykatën e Hagës


Sllobodan Pralak në Gjykatën e Hagës, 29 nëntor 2017.

Gjykata e Hagës ka pezulluar një seancë dëgjimore për krime lufte pasi i akuzuari ka pirë, siç ka thënë ai, helm.

Sllobodan Pralak, ish-komandant i forcave kroate të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992-95, ka marrë pijen dhe ka bërtitur "nuk jam kriminel", vetëm pak kohë pasi Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi ka konfirmuar dënimin e tij me 20 vjet burgim.

Pralak është dënuar fillimisht në vitin 2013 për krime lufte në Mostar.

Gjykata e Hagës është dashur të marrë vendimin sot mbi ankesën e tij dhe të pesë kroatëve të tjerë të Bosnjës.

Pasi Pralak ka pirë pijen, gjykatësi ka urdhëruar që perdet të uleshin dhe procedurat të pezulloheshin.

Javën e kaluar, Gjykata e Hagës ka dënuar me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiqin – ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës.

Kjo gjykatë do t'i mbyllë dyert në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG