Ndërlidhjet

Presidenti i Kirgizisë në vizitën e parë të jashtme në Moskë


Sooronbai Jeenbekov

Presidenti i Kirgizisë, Sooronbai Jeenbekov, ka arritur në Moskë në vizitën e parë të tij të jashtme, prej inaugurimit të tij më 24 nëntor.

Jeenbekov pritet që gjatë ditës së sotme të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe me kryeministrin, Dmitry Medvedev.

Administrata e tij ka njoftuar se ata do të diskutojnë për lidhjet e dyanshme dhe “integrimin evroaziatik”.

Kirgizia është anëtare e Unionit Ekonomik të Euroazisë, që është një grupim ekonomik i përbërë nga pesë shtete, e që dominohet nga Rusia dhe Kazakistani, që është fqnij i madh verior i Kirgizisë.

Gjatë fjalimit të tij me rastin e inaugurimit në postin e presidentit, Sooronbai Jeenbekov, pat thënë se “Kirgizia do të vazhdojë të promovojë partneritet strategjik me Rusinë dhe do ta nxisë partneritetin strategjik me Kinën”.

Gjatë një interviste me agjencinë shterërore ruse të lajmeve TASS, Jeenbekov tha se Rusia është “partneri ynë kyresor strategjik” dhe ka folur për kultivimin e lidhjeve me Kinën dhe Evropën, por nuk i ka përmendur Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG