Ndërlidhjet

I akuzuari kroat për krime lufte në Bosnje, Sllobodan Pralak, ka vdekur në një spital të Hagës, pasi ka pirë një lëng në sallën e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, konfirmoi zëdhënësi i Tribunalit, Nenad Gollçevski.

"Autoritetet holandeze kanë filluar hetimet mbi vdekjen e Pralakut", tha ai.

Pralak, ish-komandant i forcave kroate të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992-95, ka marrë pijen dhe ka bërtitur "nuk jam kriminel", vetëm pak kohë pasi Gjykata e Hagës ka konfirmuar dënimin e tij me 20 vjet burgim.

"Gjykatës, Sllobodan Pralak nuk është kriminel lufte. E refuzoj vendimin tuaj", ka thënë Pralak.

“Ajo çfarë kam pirë, është helm”, ka thënë ai.

Pralak është dënuar fillimisht në vitin 2013 për krime lufte në Mostar.

Gjykata e Hagës ka konfirmuar të mërkurën dënimin për Pralakun dhe pesë kroatë të tjerë të Bosnjës.

Javën e kaluar, Gjykata e Hagës ka dënuar me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiqin – ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës.

Kjo gjykatë do t'i mbyllë dyert në fund të këtij viti.

Lexoni edhe këtë:

TV Kroat: Sllobodan Pralak ka vdekur

XS
SM
MD
LG