Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SHBA: Tërhiqet akreditimi për kanalin rus RT


Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Një organizatë e cila e mbikëqyrë qasjen e mediave në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, e ka tërhequr akreditimin për kanalin televiziv RT, që financohet nga qeveria e Rusisë.

Kjo lëvizje u bë vetëm disa javë, pasi ky kanal televiziv ishte pajtuar të vepronte në harmoni me urdhërin e Departamentit të drejtësisë së Shteteve të Bashkara, për regjistrim sipas legjislacionit të vjetër me dekada, i njohur si Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm (FARA).

Kanali RT dhe zyrtarë qeveritarë të Rusisë janë ankuar vazhdimisht për detyrimin që të regjistrohen, duke thënë se kjo kërkon punë të vështirë me dokumente dhe veprime të tjera.

Në letrën me datën e djeshme të adresuar për njësinë operuese të RT-së në Shtetet e Bashkuara, T&R Productions, organizata mbikëqyrëse ka shkruar se kompania nuk ka të drejtë për akreditim gazetaresk në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, pasi është regjistruar sipas legjislacionit FARA.

XS
SM
MD
LG