Ndërlidhjet

Pralak piu substancë vdekjeprurëse


Sllobodan Pralak
Sllobodan Pralak

Analizat paraprake vërtetojnë se në shishen e vogël nga e cila piu i dënuari për krime lufte, Sllobodan Pralak, në Gjykatën e Hagës, kishte një substancë kimike (kimikate) vdekjeprurëse, thanë prokurorët holandezë.

Ata kanë deklaruar po ashtu se së shpejti do të kryhet edhe autopsia.

Pralak tronditi Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (ICTY), kur më 29 nëntor piu një lëng (helm) nga një shishe e vogël pak çaste pasi që Gjykata e Apelit ia konfirmoi atij dënimin prej 20 vjet burgim.

Ai vdiq në spital pasi u nxor nga gjykata.

Pralak ishte dënuar fillimisht në vitin 2013 për krime lufte në Mostar.

Gjykata e Hagës ka konfirmuar të mërkurën dënimin për Pralakun dhe pesë kroatë të tjerë të Bosnjës.

Javën e kaluar, Gjykata e Hagës ka dënuar me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiqin – ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës.

Kjo gjykatë do t'i mbyllë dyert në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG