Ndërlidhjet

Perandori japonez do të japë dorëheqje në prill të vitit 2019


Perandori japonez Akihito
Perandori japonez Akihito

Perandori japonez Akihito do të japë dorëheqje më 30 prill të vitit 2019.

Do të jetë ky pesnionimi i parë në më shumë se dy shekuj në familjen perandorake të Japonisë që besohet të jetë më e vjetra në botë.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, konfirmoi sot datën e dorëheqjes.

“Qeveria do të bëjë përpjekje maksimale për të siguruar se populli japonez do të festojë abdikimin e perandorit dhe suksesin e princit të kurorës”, tha Abe.

Djali më i madh i Akihitos, princi i kurorës Naruhito, do të bëhet perandor ditën e ardhshme.

Perandori ka tronditur vendin vitin e kaluar, kur ka treguar se do të japë dorëheqje, pas gati tri dekadash, për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore.

Ka pasur abdikime në historinë e gjatë perandorake të Japonisë që daton më shumë se 2,600 vjet më parë, por e fundit ishte më shumë se dy shekuj më parë.

XS
SM
MD
LG