Ndërlidhjet

Rusia po negocion që të përdorë bazat ajrore egjiptiane


Avion ushtarak rus i tipit Sukhoi Su-25, fotografi nga arkivi

Rusia ka miratuar një draft-marrëveshje me Egjiptin, që avionët luftarakë rusë të përdorin bazat ushtarake egjiptiane, një lëvizje kjo që i mundëson Moskës të rrisë prezencën ushtarake në Lindjen e Mesme.

Draft-marrëveshja është publikuar më 30 nëntor, pasi është nënshkruar nga kryeministri rus, Dmitry Medvedev. Sipas këtij dokumenti, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë do të negociojë detajet e marrëveshjes me zyrtarët e Egjiptit.

Kjo marrëveshje do të lejojë që ushtritë e dy vendeve të përdorin bazat ajrore të njëri-tjetrit, për një periudhë pesë vjeçare, me mundësi të zgjatjes të kësaj periudhe nëse dy palët pajtohen.

Rusia ngriti profilin e saj në Lindjen e Mesme më 2015, pasi nisi një fushatë ajrore në mbështetje të trupave të presidentit sirian, Bashar al-Assad. Rusia ka bazë ajrore në Siri dhe strukturë për furnizim detar, por po planifikon që t’i zgjerojë ato.

XS
SM
MD
LG