Ndërlidhjet

Papa përmend për herë të parë në publik fjalën “Rohingya”


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku ka përdorur për herë të parë fjalën “Rohingya”, gjatë vizitës që po zhvillon në Azi, duke iu referuar refugjatëve që po largohen nga dhuna në Mianmar.

“Prania e Zotit sot gjithashtu quhet Rohingya”, ka thënë Papa, pasi është takuar me 16 refugjatë, të cilët po qëndrojnë në një kamp në Bagladesh.

“Në emër të të gjithë atyre që ju kanë persekutuar, lënduar, unë kërkoj falje.U bëj thirrje edhe ju që të jepni faljen që ne po e kërkojmë”, ka thënë Papa Françesku.

Mbi 625 mijë myslimanë rohingya janë larguar për në Bangladesh, që prej se dhuna shpërtheu në muajin gusht në Mianmar.

Në nisjen e vizitës së tij në Azi, gjatë qëndrimit në Mianmar, Papa Françesku i kishte përshkruar myslimanët rohingya si refugjatë. Termi “rohingya” kundërshtohet nga Qeveria dhe ushtria në Mianmar.

XS
SM
MD
LG