Ndërlidhjet

Gjykata Supreme përmes një njoftimi zyrtare ka bërë të ditur se Komuna e Istogu të shkojë në rivotim.

“Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)”.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-së, duke vendosur kështu që Istogu të shkojë në rivotim”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës, i ishte drejtuar Gjykatës Supreme, duke kërkuar që Komuna e Istogut të mos shkojë në rivotim, por të anulohen votat me postë.

XS
SM
MD
LG