Ndërlidhjet

Nikolla Gruevski planifikon të tërhiqet nga posti i liderit partiak


Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski, lideri i partisë WMRO-DPMNE në Maqedoni, thotë se planifikon që së “shpejti” të tërhiqet nga posti i shefit të kësaj partie opozitare konservatore.

Këto komente të tij, gjatë një interviste të publikuar dje nga Kurir News, u bënë pothuajse një muaj pasi Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, fitoi bindshëm në dy rundet e zgjedhjeve lokale në Maqedoni kundër WMRO-DPMNE-së.

Këto rezultate paraqisnin goditje të rëndë ndaj kësaj partie, e cila ishte në pushtet në pjesën më të madhe të këtij vendi, për më tepër se një dekadë dhe kjo ka shkaktuar debat brenda WMRO-DPMNE-së lidhur me udhëheqjen e Gruevskit.

Greuvski, i cili ballafaqohet me hetime penale, përfshirë akuzat për korrupsion dhe skandalin për përgjim, gjatë periudhës së tij si kryeministër, është ankuar për parregullësi në zgjedhje, por e ka pranuar disfatën.

“Pavarësisht nga rezultati i analizave të zgjedhjeve, bile dhe nëse gjetjet kanë treguar se objektivisht përgjegjësia ime për disfatë ishte e vogël apo joekzistuese, unë do ta paraqes dorëheqjen time”, tha Gruevski gjatë intervistës.

XS
SM
MD
LG