Ndërlidhjet

Gjermani: Për shkak të frikës nga bomba, evakuohet një treg i Krishtlindjeve


Pamje nga tregu i Krishtlindjeve në Drezden të Gjermanisë i hapur më 29 nëntor
Pamje nga tregu i Krishtlindjeve në Drezden të Gjermanisë i hapur më 29 nëntor

Policia në qytetin Potsdam në Gjermani, afër kryeqytetit Berlin, e ka evakuuar një treg të Krishlindjeve pasi ka zbuluar një pako me gozhda dhe kabllo, e po ashtu, edhe një pajisje eksploduese.

Zyrtarët thanë dje se pakoja ishte çmontuar, por policia ende po zhvillon hetime për natyrën e kësaj pajisjeje.

Gjatë këtyre veprimeve askush nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

Policia në Potsdam ka shkruar në rrjetin Twitter se “një pajisje eksploduese jokonvencionale dhe e dyshuar, është konfirmuar”.

Zyrtarë të shtetit Brandenburg i kanë thënë agjencisë dpa se kjo pajisje nuk do të kishte shkaktuar eksplodim.

Tregjet e Krishlindjeve në gjithë Gjermaninë, janë nën masa speciale të sigurisë, pasi vitin e kaluar, një shtetas i Tunizisë, me një kamion e ka sulmuar një treg të këtillë në Berlin, duke i vrarë 12 vetë dhe plagosur 56 të tjerë.

Tregu më i madh i Krishtlindjeve në Gjermani, ai në Nuremberg, është hapur dje dhe pritet që atë ta vizitojnë afro 2 milionë njerëz.

XS
SM
MD
LG