Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SHBA: Senati e miratoi reformën e legjislacionit të taksave


Pamje e ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkara në Uashington

Senati i Shteteve të Bashkuara e ka kaluar legjslacionin për reformën e sistemit të taksave, në atë që mund të jetë fitorja e parë madhore legjislative për presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë vitit të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Ky legjislacion fokusohet në reduktimin e taksave për bizneset dhe për individët me të ardhura të larta, ndërsa të tjerëve u jepet ulje modeste.

Ky legjilacion ka kaluar, megjithëse një komitet i Senatit ka llogaritur se deficitit buxhetor do t’i shtohen 1 mijë miliardë dollarë.

Për këtë legjislacion, i cili është përgatitur nën dyer të mbyllura nga liderët republikanë, nuk ka votuar asnjë demokrat në Senat, ku republikanët e kanë shumicën prej 52 me 48 senatorë.

Ky legjislacion, i cili duhet të miratohet edhe në Dhomën Përfaqësues të Kongresit Amerikan, para se me nënshkrimin e presidentit Trump, të shndërrohej në ligj, do të jetë reforma e parë madhore në sistemin e tatimeve në Shtetet e Bashkuara, në tri dekada.

Demokratët kanë thënë se me këtë reformë të tatimeve do të përfitojnë vetëm taksapaguesit e pasur dhe bizneset e mëdha në kurriz të familjeve me të ardhura të mesme dhe e gjithë kjo do ta shtojë deficitin buxhetor të Shteteve të Bashkuara.

Sipas këtij legjislacioni, shkalla e taksave të korporatave nga 35% zvogëlohet në 20%, ndërsa presidenti Trump thotë se kjo do të rezultojë që kompanitë amerikane të krijojnë më tepër vende pune dhe të investojnë më tepër brenda në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG