Ndërlidhjet

Raportet: Trumpi mund të jetë afër njohjes së Jerusalemit


Ambasada amerikane në Tel Aviv të Izraelit

Zyrtarëë të lartë të Shteteve të Bashkuara thonë se presidenti, Donald Trump, me gjasë do të shpallë se e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, gjatë një fjalimi javën e ardhshme, kanë raportuar mediat amerikane.

Reuters, CNN dhe organizatat e tjera të lajmeve, kanë raportuar dje se Trump, megjithatë, do të dëshironte që ta shtynte premtimin e tij nga fushata zgjehdore për ta lëvizur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Izrael, nga Tel Avivi në Jerusalem.

Zyrtarët thanë se Trump, me gjasë do ta vazhdoj politikën e presidentëve të mëparshëm amerikanë për nënshkrimin e dokumentit për tërheqje gjshtëmujore nga respektimi i ligjit të vitit 1995, që kërkonte që Ambasada e Shteteve të Bashkuara të lëvizte nga Tel Avivi.

Statusi i Jerusalemit është njëra nga çështjet më problematike të konflitit shumëvjeçar ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve.

Palestinezët e shohin Jerusalemin lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Izraeli e ka aneksuar këtë pjesë dhe e ka shpallur si kryeqytet të vetin, por kjo lëvizjee asnjëherë nuk është pranuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Shumica e shteteve i kanë ambasadat në Tel Aviv.

I pyetur për këto raporte, një zëdhënës i Këshillit për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se “nuk kemi asgjë për të shpallur”.

Një zëdhënës i presidentit të Autoritetit Pelstinez, Mahmud Abbas, ka tërhequr vërejtjen për efektet negative potenciale të lëvizjes së këtillë.

“Njohja amerikane e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, e shkatërron procesin e paqes”, tha zëdhënësi, Nabil Abu Rudeina.

XS
SM
MD
LG