Ndërlidhjet

Shqipëri: Ushtria dhe policia i kanë evakuuar qindra banorë


Ilustrim

Ushtria dhe policia sot i kanë evakuuar qindra banorë në pjesën jugore të Shqipërisë, për shkak të shiut të vazhdueshëm në këtë vend.

Për shkak të rritjes së niveleve të lumenjëve janë vërshuar shumë fshatra.

Rrugët në këtë rajon, po ashtu, janë bllokuar nga rrëshqitja e dheut.

Më se 100 familje në pesë fshatra afër lumit Vjosa, që është120 kilometra në jugperëndim të kyeqytetit Tirana, janë evakuuar gjatë natës, ka njoftuar Ministria e mbrojtjes.

Afro 2,300 ushtarë janë vendosur në këtë territor së bashku me pesë ekipe të përgjigjjes emergjente nga Kosova.

Së paku një person e ka humbur jetën gjatë tri ditëve të fundit të të reshurave të mëdha.

Zyrtarët thanë dje se 3,334 shtëpi janë nën ujë, ndërsa 3,016 hektarë të tokës bujqësore janë vërshuar.

Autoritetet thanë sot se 45 mijë banorë janë pa energji elektrike.

XS
SM
MD
LG