Ndërlidhjet

Thaçi: Jemi të gatshëm ta dërgojmë FSK-në për ndihmë në Shqipëri


Pamje nga vërshimet e mëparshme në Shqipëri
Pamje nga vërshimet e mëparshme në Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar sot me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta për gjendjen e vështirësuar nga përmbytjet në Shqipëri.

Presidenti Thaçi me anë të rrjetit social, Facebook, ka treguar se në emër të institucioneve të Kosovës, i ka shprehur gatishmërinë presidentit Meta që ta dërgoj Forcën e Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar ekipet e tyre në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile.

“Jemi të shqetësuar për vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë”, ka shkruar Thaçi.

Reshjet e mëdha dhe vërshimet në Shqipëri kanë shkaktuar vdekjen e së paku një personi, bllokim të porteve dhe shkatërrim të fluturimeve në aeroporte, kanë thënë zyrtarët.

Qeveria e Shqipërisë dje tha se së paku tre vetë të tjerë janë plagosur, gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa më se 300 shtëpi janë shkatërruar.

XS
SM
MD
LG