Ndërlidhjet

Afganistan: Një grup i afërt me IS-in i vrau dy pjesëtarë të sigurisë


Pamje pas një sulmi të mëparshën në Xhalalabad të Afganistanit
Pamje pas një sulmi të mëparshën në Xhalalabad të Afganistanit

Së paku dy pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë dhe 10 ushtarë dhe civilë janë plagosur, në provincën lindore Nangarhar, kanë thënë sot zyrtarët.

Një i vrarë ishte pjesëtar i shërbimit të inteligjencës, ndërsa tjetri ishte drejtor i njësisë së inteligjencës së qytetit, Xhalalabad, ka thënë një zëdhënës lokal.

Sulmi ndodhi pasi një raketë ishte hedhur në drejtim të një stacioni privat Televiziv në Xhalalabad, ndërsa kur pjesëtarët e sigurisë arritën në vendin e ngjarjes, ka pasur eksplodim.

Një grup i afërt me ekstremistët e Shtetit Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për sulm.

Në një incident tjetër, një bombë magnetike e ngjitur në një tendë të rekrutëve të ushtrisë afgane në kryeqytetin Kabul, ka eksploduar duke i lënduar së paku tre vetë.

Për këtë sulm, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Bombat magnetike janë një taktikë e re, me të cilën militantët po i sulmojnë zyrtarët qeveritarë në Afganistan.

XS
SM
MD
LG