Ndërlidhjet

Shqipëri: Nga vërshimet janë evakuuar qindra familje


Pamje nga vërshimet e mëparshme në Shqipëri
Pamje nga vërshimet e mëparshme në Shqipëri

Autoritetet e Shqipërisë thonë se përkundër reshjeve më të dobëta dhe nivelet më të ulta të lumenjve, mijëra shtëpi dhe dhe shumë shkolla janë dëmtuar, ndërsa toka bujqësore ende është e vërshuar.

Qeveria tha sot se 600 familje janë evakuuar dje në dy rajone jugperëndimore.

Më se 3 mijë shtëpi, 56 shkolla dhe 16 mijë hektarë tokë bujqësore janë vërshuar.

Shumë rrugë dhe 28 ura janë dëmtuar, raporton agjencia AP.

Autoritetet kanë filluar llogaritjen e dëmeve për shqyrtimin e kompensimeve financiare.

Së paku një person ka humbur jetën gjatë disa ditëve të fundit nga të reshurat e mëdha, që shkaktuan vërshime në shumë pjesë të Shqipërisë.

Portet dhe i vetmi aeroport ndrkombëtar në Tiranë, janë mbyllur përkohësisht për një pjesë të fundjavës.

Shkollat ishin mbyllur të premten dhe Ministria e arsimit pritet të vendos së shpejti se çka do të bëhet për procesin e mësimit për ditën e nesërme.

XS
SM
MD
LG