Ndërlidhjet

Graham kërkon largimin e familjeve të ushtarëve nga K. Jugore


Lindsey Graham
Lindsey Graham

Senatori me ndikim i Shteteve të Bashkuara, Lindsey Graham, i cili njihet për qëndrimin e tij të ashpër ndaj Koresë Veriore, thotë se ushtria amerikane duhet ta fillojë lëvizjen e anëtarëve të familjeve nga bazat në Korenë Jugore, për shkak të tensioneve në rritje me Korenë Veriore.

Republikani Graham i tha mbrëmë rrjetit televiziv CBS, se “është çmenduri të dërgohen bashkëshortet dhe fëmijët në Korenë Jugore, duke pasur parasysh provokimin e Koresë Veriore”.

“Dëshirojë që ata ta ndalin dërgimin e anëtarëve të familjeve dhe mendoj se tash është koha për fillimin e lëvizjes se familjeve amerikane jashtë Koresë Jugore”, tha Graham, që është anëtar i Komitetit të shërbimeve të armatosura të Senatit.

Tensionet në Gadishullin Korean janë të larta, pasi Koreja Veriore e vazhdon testimin e raketave balistike ndërkontinentale dhe të armatimit atomik, duke i injoruar rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe dënimin e pjesës më të madhe të vendeve në botë.

XS
SM
MD
LG